Eksperti i sigurisë, Fatmir Qollaku, lëshon studion e „Debat Plus“ pas dy minutash – prezantuesi Emral Panduri kritikohet për qasjen jorespektuese
Mbrëmë, në emisionin „Debat Plus“, ndodhi një incident i pazakontë kur eksperti i sigurisë, Fatmir Qollaku, u largua nga studio vetëm dy minuta pas fillimit të debatit.
Arsyeja e këtij largimi të menjëhershëm duket të ketë qenë mënyra e komunikimit të prezantuesit Emral Panduri, e cila u konsiderua si jorespektuese ndaj mysafirit.
Tema e debatit ishte një ndër më të ndjeshmet dhe më aktualet në vend – vrasjet që kanë ndodhur kohëve të fundit në Kosovë dhe çështjet që lidhen me sigurinë publike./Botasot






