Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot këngën e re, duke sjellur kështu projektin e parë që nga dalja prej shtëpisë së BBV.
“2 gota” mban titullin projekti i ri muzikor i Nitës.
Muzika dhe teksti janë bërë nga Nita dhe Bardhi, kurse për ‘beat’-in u kujdes Çelik Lipa.
Kjo këngë ndërkohë u kompletua në studion e SBS Entertainment.