Xhezide Aliu 106 vjeçare, nga fshati Dardani i Komunës së Ferizajt, të dielën në mëngjes i’a ka mësyrë qendrën e votimit me nr. 2512D/01R, me qëllim që të ndryshojë vendin për një jetesë më të mirë.
Duke qenë se është në një moshë të shtyrë dhe me telashe shëndetësore ka thënë se edhe qytetarët e tjerë duhet ta marrin këtë shembull dhe të dalin për të votuar sepse Kosovën e presin procese të rëndësishme gjatë këtij mandati, ka shkruar koha.net.
“Nga këto zgjedhje presim një jetë edhe më të mirë për qytetarët dhe për të rinjtë. Urojmë që të hapen vende të punës dhe mos të ikin të rinjtë nga Kosova”, ka thënë ajo.